Plenumi i Mësimdhënësve është kundër rritjes së rrogës për 5%

Plenumi i Mësimdhënësve ka shprehur pakënaqësi në lidhje me paralajmërimet për rritjen e rrogave në arsim për 5% që duhej të ndodh nga shtatori i këtij viti, siç publikoi ministri i Financave në prezantimin e propozim-ligjit për buxhetin 2018, njofton Portalb.mk.

“Rrogat e punëtorëve në arsim në Republikën e Maqedonisë janë ndër rrogat më të ulëta në rajon. Arsimtarët nuk marrin kompensime për punën jashtë orarit që jo rrallë zhvillohet edhe gjatë fundjavës, rritja e paralajmëruar për 5% as që do të kontribuojë për motiv më të lartë të arsimtarëve, dhe me atë përmirësimin e kualitetit të procesit mësimor dhe as që do ta përmirësojë standardin jetësor”, thuhet në kumtesë.

Nga Plenumi i Mësimdhënësve më tej theksojnë edhe një vërejtje: Për dallim nga administratorët e privilegjuar të cilët marrin kompensim mujor për harxhime rrugore, pjesë më e madhe e tyre shuma tepër të larta, me këtë arsimtarët (veçanërisht ata të cilët kalojnë më shumë kilometra deri te vendi i punës) janë të diskriminuar në pikëpamje të të ardhurave reale.

Plenumi Mësimdhënësve pret shpjegim nga qeveria se pse nuk zbatohen nenet 35, 36 nga marrëveshja kolektive e nënshkruar me 2 dhjetor 2008 dhe marrëveshjen e ndryshuar nga 28 nëntori i vitit 2009.

“Derisa buxheti është i zbrazët, këshillojmë që masat për kursim të zhvillohen përmes reduktimit të administratës në sektorët ku realisht nuk ka nevojë për numër aq të lartë të punonjësve, e jo nëpërmjet kurrizit të sektorit arsimor ku shkollat akoma përballen me mungesë të kuadrove profesional: pedagog, psikolog, defektolog dhe persona tjerë profesional. Në të kundërtën, këtë paralajmërim do ta konsiderojmë si cenues”, thonë nga Plenumi.

Plenumi i Mësimdhënësve në fund të kumtesës thekson se në shenjë të solidaritetit, nëse në buxhet nuk ka financa për vlerësim përkatës të punës së mësimdhënësve, ata heqin dorë nga rritja prej 5% dhe propozojnë që ato financa të shkojnë për programe reale sociale, por njëkohësisht kërkon edhe shfrytëzuesit tjerë të buxhetit ta ndjekin shembullin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button