Ivanov: Protestat janë vullnet i popullit por duhet të ruhet gjakftohtësia

Presidenti Gjorge Ivanov është prononcuar në lidhje me protestat që janë mbajtur dhe që do të mbahen ditët në vijim pas aksionit policor Monstrum.

“Protestat janë e drejtë demokratike e popullit për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatave të fundit.  Ata mund të shprehin revoltin e tyre por gjithnjë duhet pasur parasysh atë ta bëjnë në suaza të ndërgjegjësisë publike. Kompetencën për zbardhjen e rastit të vrasjes së pesëfishtë e kanë organet e drejtësisë dhe populli duhet tu besojë atyre se do të ndërmarrin aktivitetet e duhura në pajtim me ligjin që të zbardhet rasti i Smillkovcës” tha presidenti Ivanov pas një takimi me ministrin e jashtëm, Nikolla Poposki.

Në konferencën për gazetarët presidenti Ivanov shpjegoi edhe temat që kishin diskutuar gjatë vizitës së tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Praktikë e zakonshme është që së paku një herë në vit të vizitoj MPJ. Ne shfrytëzuam këtë takim që të flasim në lidhje me përcaktimet strategjike të shtetit tonë, gjitha çështjet në kuadër të politikës së jashtme, dhe iniciativat regjionale që na presin, sepse në qershor marrin kryesimin e procesit për bashkëpunim me evropën juglindore dhe dialogun ndërmjet qytetërimeve. Poashtu isha i njoftuar me punën e drejtorive se si i mbulojnë aktivitetet e tyre si në regjion, ashtu edhe lidhur me Bashkimin Evropian duke diskutuar për gjitha çështjet që do të ballafaqohemi ne periudhën e ardhshme, sepse siç e dini kriza ekonomike ndikon edhe në politikën e jashtme, kurse ne me MPB ndajmë kompetenca të përbashkëta lidhur me këto çështje”, deklaroi Ivanov./ portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button