fbpx

“Fortesa 2”, Ristoska kërkoi dënim maksimal për Grujovskin

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristoska, sot ka kërkuar nga Gjykata Penale dënim maksimal për ish shefin e Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski , për rastin “Fortesa 2”, ndërkaq për gjashtë zyrtarët tjerë nga DSK, të akuzuar në rastin, ajo i ka propozuar gjykatës që t’u shqiptojnë dënime alternative, gjegjësisht me kushte, njofton Portalb.mk.

Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e udhëheqë lëndën me emrin e koduar “Fortesa 2” dhe më 15 shtator të këtij viti, ngriti akuzë kundër shtatë personave. Grujevski gjykohet në mungesë të pranisë nën akuzën se ka shkatërruar dokumente të përgjimit. Sipas Kodit Penal, nëse dënohen, atyre u parashtrohet burgim prej 3 deri në 5 vjet. Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit.

Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski pas një kohe të gjatë në arrati u arrestuan nga ana a policisë greke në aeroportin në Selanik, më 18 tetor, gjatë tentimit me dokumente të rreme bullgare të shkojnë me aeroplan për në Budapest.

Paraprakisht mediat greke lajmëruan se Grujevski dhe Boshkoski mund të ekstradohen nga fundi i nëntorit ose në javët e para të dhjetorit të këtij viti dhe deri atëherë do të jenë në paraburgim në Greqi.

LEXO: Muaj i ngarkuar për rastet e Prokurorisë Speciale, këto janë gjykimet që do të mbahen në nëntor

 

LEXO: Grujevski dhe Boshkovski do të ekstradohen pas gjashtë javëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button