Me arsyetimin se “ndikohet rezultati zgjedhor”, do të rivotohet në Komunën e Çairit

20.57- KSHZ edhe zyrtarisht në mbledhjen e sontme e pranoi vendimin e Gjykatës Administrative për t’u rivotuar në Çair.

12:18 – Gjykata Administrative, refuzoi 15 ankesa të parashtruara për rrethin e dytë zgjedhor, në ankesën e 16-të ka sjell aktvendim që të përsëritet votimi në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit, për siç thuhet në sqarimin e Gjykatës, me arsyetimin se rezultati i këtij vendimi “ndikon rezultatin zgjedhor”, njofton Portalb.mk.

Siç bëri të ditur për Portalb.mk, anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi, rivotimi në vendvotimin 2901 do të mbahet këtë të diel, 12.11.2017.

“Po, Gjykata Administrative ka sjell aktvendim që të përsëritet votimi në vendvotimin 2901 me arsyetimin se ‘rezultatet e këtij vendvotimi e ndikojnë rezultatin zgjedhor’. Votimi do të mbahet këtë të diel”, tha Jakupi.

Nga Gjykata Administrative për Portalb.mk njoftuan se 15 ankesa ndaj KSHZ-së janë refuzuara si të pabaza ndërkaq e 16-ta ende nuk është publikuar zyrtarish.

“15 ankesa të parashtruara te ne për vendimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor janë refuzuar, vendimi për ankesën e fundit, të 16-tën do ta publikojmë sapo të menjanohet problemi me uebfaqen zyrtare. Tash për tash nuk mund të jap informata”, thanë nga shërbimi me sektorin publik i Gjykatës Administrative.

Nga rezultatet e rrethit të dytë të zgjedhjeve në Komunën e Çairit, në këtë vendvotim në epërsi ka qenë kandidati i Aleancës me Besë, Zeqirija Ibrahimi, me 164 kundrejt kundërkandidatit të tij nga Bashkimi Demokratik për Integrim,Visar Ganiu i cili kishte 98 vota.

23365068_1674021539334992_1616487549_n

Ndryshe, në rrethin e dytë zgjedhor që u mbajt më 29 tetor, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Visari Ganiu siguroi 48.67% të votave në Çair, ndërkaq kundërkandidati i tij, Zeqirija Ibrahimi, 47.93%.

cair

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button