Mesazhet nga Protesti i së Premtes në Shkup

     Përderisa për shumë protesta e së premtes u përkshruajt në përkufizimin e definicionit të termit protest duke e bërë atë të duket vetëm si një demonstrat publike të organizuar nga ana e popullatës për të shprehur mospajtimin ose kundrështimin e fortë ndaj ndonjë politike oficiale apo një aksioni specifik, një analizë më e spikatur vë në pah mesazhe dhe simbolizma të shumta të cilat u reflektuan, dhe më tej u keqinterpretuan apo nxitën aksione specifike.

Nga të tjerat, do të veçoja disa elemente të rëndësishme të cilat dhanë mesazhe shumë të fuqishme dhe atë: motivet e protestës, udheheqësit dhe mënyra e protestimit, simbolet në duart e protestuesve, dhe koha dhe stacionet e marshimit. Renditja e listës tregon edhe sekuencën e protestës dhe kulminacionin që e arriti. 

Padyshim që si çdo protest tjetër edhe kjo e së premtes ngërthente motive specifike edhepse për një pjesë të shoqërisë sonë mund tmos kishte qenë edhe shumë e qartë. Paqartësia reth motiveve rrjedh edhe nga fakti se shumica as që u munduan të kuptojnë pse protestohet ndërsa disa edhe nuk e konsideruan të mirëseardhur.

Motive kishte dhe ishin shumë të qarta: Stop Montimeve Policore. Po ta zbërthejmë këtë moto, do të kuptojmë se të premten u protestua kundër mënyrës së arrestimeve që bën policia kur bëhet fjalë për shqiptarët (në këtë rast edhe konotacioni fetar kishte rëndësine e vet), akuzimeve pa fakte ndaj shqiptarëve, bastisjeve që normal bëhen në gjendje të jashtëzakonshme, prezumcioni i fajësisë për shqiptarët përkundër rregullës ligjore që çdo i pandehur është i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia në gjyq, trajtimit jonjerëzor i të arrestuarve, dhe etiketimeve të ndryshme të pabaza dhe ofenduese.

Pjesmarrësit aty u ngritën në emër të kombit dhe fesë, në emër të grave dhe pleqve, në emër të të pafajshmëve dhe atyre që su ndegjuan, në emrin e lirisë dhe demokracisë, kunder brutalitetit dhe montimeve, kundër shtetit dhe partive, kundër “patriotave” dhe tradhtarëve, kundër “memecave” dhe të poshtërve. Protesta nuk u bë që të mbronte vrasësit e pesë qytetarëve të Maqedonisë por të mbronte të pafajshmit që u akuzuan padrejtësisht, ku nga 20 të arrestuar, për 17 u vendos se skanë të bëjnë me akuzën për terorizëm dhe tre tjerë ende nuk janë shpallë fajtorë.

Protesta në realitet u bë kundër shtetit policor dhe moskompetencës së MPB-së, duke kërkuar që të gjenden fajtorët e vërtetë dhe tmos montohet rasti vetëm që të fshihet mungesa e profesionalitetit dhe kompetencës së MPB-së ose fshehja eventuale e vrasësve. Nëse analizojmë më thellë do të vërejmë se protesta u bë për të respektuar dhembjen e familjeve të 5 të vrarëve, sepse çdo lloj akuze e pabazë dhe arrestim i panevojshëm lejon që dhembja e tyre të mëkëmbet dhe drejtësia tmos triumfojë. 

Mbase më i qartësuam arsyet, motivet e protestës, kalojm në udheheqësit dhe mënyrën e protestimit. Që të mos përsëritemi, keqkuptim kishte në çdo fazë dhe interpretimet u bënë jo si ishin po si donin të reflektonin për të mbështetur tezat. Edhepse ra në ujë akuza për terorizm nga ana e radikalëve islamik me vet faktin që 17 nga të arrestuarit u liruan nga akuza të tilla me vendim tl gjykatës, në shumë tituj lajmesh ishte ende prezent etiketimi radikalistët islamik që edhe përkshruan protestën dhe udhëheqësinë.

Është interesante se pala tjetër gjeti pikën e dobët të shqiptarëve, fenë, ku si muslimanë shqiptarët janë jetim si rrjedhojë e një politike agresivisht sekulare të partive shqiptare e në veçanti asaj në koalicionin e tashëm qeveritar. Sikur pazarllëku u bë që të mos përmendej shqiptar dhe u pranua etiketimi radikal islamik se edhe ashtu jo që interesohej dikush në këtë temë.

Ironia këtu është fakti që në shumë raste thuhet se shqiptari nuk sheh kisha e xhamija dhe se feja e tij është shqiptaria, ndërkohë që në këtë rast u duk qartë nga heshtja tre ditore se për partinë shqiptare në qeveri, shqiptari nuk njihka vetëm xhamija se nuk i doli zot atëher kur u sulmua ne bazë të këtij komponenti të identitetit.

Pa e zgjatur shumë, një vakum i tillë në politikën shqiptare bëri që të përdoret kjo kard për të ofenduar dhe akuzuar shqiptarët, jo vetëm në aksionin e policisë por edhe në protestën që u bë. Udhëheqësit edhepse shqiptarë, u zhveshën nga petku kombëtarë dhe u lanë me petkun fetarë që tmos ketë nevoj të reagohet fare.

Në realitet udheheqësit dhe organizatorët e protestës ashtu si edhe pjesëmarrësit ishin së pari njerëz që dënojn padrejtësinë dhe dhunën, e pastaj ishin musliman, shqiptarë, turq, rom, maqedonas, etj. Çdo lloj etiketimi tjetër është i padrejtë dhe jo profesional kur vjen nga ana e gazetarëve ose personave publik. Mënyra e protestimit në anën tjetër nuk la vënd për shumë interpretime sepse gati se komplet marshi ishte shumë i disciplinuar me parregullsi tvogla, posaçërisht nëse marim parasysh se si kan rezultuar protestat e bëra herat tjera dhe nga organizator tjerë.

Sjellja e tillë dëshmoi se paknaqësitë dim shumë mirë ti kontrollojm dhe ti reflektojm nëpërmjet masovitetit dhe qetësisë e jo nëpërmjet dhunës. Pjesmarja masovike shprehu faktin që kjo paknaqësi nuk është e kufizuar tek një numër i vogël por gati se tek të gjithë, gjë që zërrat dyshuese në mesin e shqiptarëve i heshti kompletisht. 

Një element tjetër që u keqinterpretua deri diku ishin simbolet në duart e protestuesve. Etiketimet që u bënë në ditën e parë të arrestimit dhanë edhe arsyet për simbolet e përdorura si dhe për thirjet nga ana e protestuesve. Ajo që ishte më evidente dhë që ka kap vërejtjen e gjithve ishin flamuart e ndryshëm si ai Islam, i Shqipërise dhe i Turqisë (ng ajo që arrita të vërrej). Ai shqiptar dhe turk ishin goxha të qartë si nga pamja ashtu edhe nga motivi, ai që u keqinterpretua ishte flamuri Islam.

Shumë e panë atë si flamur të Arabisë Saudite dhe keqinterpretuan shkrimin dhe mesazhin që u dha. Bile ky keqinterpretim shkoi deri aty që u tha se është flamur i kalifatit (qeverisjes fetare), se thir në formimin e ushtrisë, se ka qenë flamur i Osmanjlive, etj. Të gjitha u thanë dhe u spekuluan po u harrua të hulumtohet.

Një kërkim i shpejt në google do të tregonte se flamuri i tillë është flamuri fetar i Muslimanëve dhe mbishkrimi mbi të është asgje tjetër pos deklarimit të besimit që bën çdo Musliman me pranimin e fesë. Pse ishte aty? Sepse etiketimi radikal islamik futi në një thes fenë dhe të gjitha kombet që afilijohen më këtë fe. Prezenca e të tre flamujve ishte shumë logjik dhe dhanë simbol shumë të thjeshtë: ne jemi Musliman, Shqiptar, Turq, etj., dhe në emër të të gjithave ne u ofenduam dhe pafajsisht u akuzuam. Të tilla ishin edhe brohoritjet dhe thirjet, që ngerthyen në vete elemente fetare, kombëtare, qëndrime ndaj policisë, ndaj qeverisë dhe ndaj partisë shqiptare në atë qeveri. 

Elementi i fundit ishte koha e fillimit të protestës dhe stacionet e marshimit. Disi koha dhe stacionet e marshimit i dhanë edhe kohezitetin logjik komplet protestës. Duke filluar pas namazin të xhumasë që është lutje kolektive masive e Muslimanëve nga xhamija Jahja Pasha u vë themel mbi etiketimin fetarë që ju bë akuzës dhe burgimit të 1 Majit. Marshimi drejt Gjykatës si stacioni i parë tregoi rëndësinë që ka ky institucion në zbardhjen e së vërtetës.

Vazhdimi deri tek Qeveria më tej shprehu paknaqsinë që protestuesit dhe gjith popullata e prekur kanë nga qeveria e cila çdo ditë e më shumë po i dëshpron shqiptarët dhe muslimanët me aksionin e ndrëmarrë këtu duke i futur të dy partnerët e koalicionit qeveritar. Perfundimi i protestës tek Komuna e Çairit dha një mesazh shumë të fuqishëm që si duket edhe u kuptua nga ana e partisë shqiptare në pushtet.

Paknaqësitë e shfaqura nga protestuesit dhe me shume niveli i të njëjtës demontroi Komunës së Çairit por me këtë edhe komunave tjera prej të cilave ishin të arrestuarit e 1 Majit se obligimi që kishin ato ndaj personave që i kanë votuar për përfaqsim të denjë dhe siguri të interesit kolektiv u anashkalua kompletisht duke e marrë parasysh se nuk doli askush nga perfaqësuesit e ktyre komunave që të kërkoj detaje dhe informata reth ndodhive e lëre më që ti mbroj interesat e qytetarëve të tyre. Ky mesazh nuk është për tu anashkaluar dhe për këtë pohon fakti se pas tij perfundimisht u alarmua BDI-ja dhe iu kujtua se duhet të mbajë mbledhje urgjente të kryesisë ër të diskutuar ndodhite që nga 1 Maji. 

Si përfundim nga e gjithë analiza, protesta  e të premtes u bë nga muslimanët, shqiptarët, turqit, boshnjak, romët, etj., u bë që të kërkojet drejtësi dhe të dënohet ashpër padrejtësia, u bë që ti dalin zotë vetes shqiptarët që mbeten të pazotë!

Lajme të ngjashme

Back to top button