“Transparensi interneshënëll”: Të zgjidhen problemet me “dokumentet e parajsës”

Organizata “Transparensi interneshënëll” (TI), pas publikimit të a. q. “Dokumentet e parajsës”, u bën thirrje qeverive të vendeve të BE-së ta përforcojnë luftën kundër larjes së parave dhe shmangies së pagimit të tatimit.

Në kumtesën e saj TE kërkon nga anëtaret e Unionit t’i përforcojnë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve në legjislacionet në të a.q. “of-shor parajsa” të cilat e mbrojnë fshehtësinë e llogarive, me qëllim që ta parandalojnë larjen e parave dhe shmangien e pagimit të tatimit.

Komisioni Evropian propozoi ligje me qëllim që opinionit t’i zbulohen të dhëna për of-shor kompanitë dhe of-shor transaksionet, por qeveritë evropiane nuk i aprovuan.

Sipas tij, “Panama pejpërs” – 11,5 milionë dokumente të publikuara në vitin 2015 – e kanë aktivizuar KE-në, në metropolet evropiane duhet të nënshkruajnë edhe disa propozime me qëllim që BE të zbulohet ai lloj i larjes së parave dhe shmangies së pagimit të tatimit.

Në kumtesë theksohet se TI kërkon nga qeveritë evropiane të ndërmarrin aksion urgjent dhe ta ndërpresin këtë lloj të fshehtësisë, sepse në atë mënyrë mundësohet korrupsion i madh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button