Dëmtohet Icardi, mbetet jashtë Argjentinës

Lajmin e ka bërë zyrtar vetë trajneri i skuadrës kombëtare, Jorge Sampaoli, që nëpërmjet një komunikate ka konfirmuar se për shkak të problemeve fizike nuk do të jetë pjesë e skuadrës, përcjell Top Channel.

Icardi ka patur një enjtje në gju pas përfundimit të ndeshjes me Torinon, ku mendohet se ka marrë shumë goditje. Icardi do t’i nënshtrohet kontrolleve të specializuara gjatë të hënës.

Sulmuesi i Interit është një nga zgjedhjet kryesore të trajnerit Sampaoli që pas marrjes së detyrës si trajner i Argjentinës, edhe pse ka shkaktuar shumë polemika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button