Policia arreston babain përdhunues të vajzës së vet

Të hënën (07.05) në orën 21:40 është arrestuar 48 vjeçari nga Velesi, për atë se dyshohet të ketë kryer vepër penale “incest”.

Gjatë bisedimeve të realizuara me të arrestuarin dhe me anëtarët e familjes, është konstatuar se i dyshuari në dy vietet e kaluara disa herë me përdorimin e forcës dhe kërcënimit e ka përdhunuar vajzën e tij 24-vejçare.

Gjatë ditës së djeshme i dyshuari u mor në pyetje nga para gjykatësi hetues i Gjykataës Themelore në Veles i cili i përcaktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve dhe i njëjti menjëherë u transportua në burgun hetues të Shkupit.

Përndryshe i arrestuari edhe më parë është arrestuar për vepra penale “përdhunim” dhe “vjedhje” për të cilat i janë caktuar denime me burg. /portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button