Deputetët e Maqedonisë duke u “zvarritur” kryejnë punën e tyre

Në atmosferë anemike, me pjesëmarrje të vogël në diskutime dhe me ulëse të deputetëve të zbrazta, sot deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë kryer një numër të vogël të detyrave të parapara, njofton Portalb.mk.

Edhe pse u votua në disa pika të rendit të ditës, për shumicën prej tyre nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallë. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tre herë i ftoi deputetët të cilët kishin paralajmëruar prezencën, kurse nuk ishin në sallë, që të ulen në ulëset e tyre dhe të marrin pjesë në punën e Kuvendit. Por, edhe thirrjet e Xhaferit nuk kishin efekt dhe për shkak të mungesës së kuorumit, Xhaferi dha pauzë deri në ora 15:00.

Për katër deputetët të cilët merrnin pjesë në diskutim, me vota të pakta u miratuan pikat e parapara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button