Në Greqi është arrestuar një burrë gjatë tentativës që të kontrabandojë 50 emigrantë

Policia greke mbrëmë kumtoi se ka arrestuar një burrë 30-vjeçar, i cili ka tentuar që me minibusin e tij të kontrabandojë 50 njerëz nga Lindja e Afërt.

Minibusi është vërejtur në rrugë në afërsi të kufirit greko-turk të shtunën. Shoferi ka refuzuar të ndalojë, me ç’rast ka filluar ndjekja.

Në minibus janë zbuluar burra, gra dhe fëmijë, nga të cilët 30 nga Siria, 19 nga Iraku dhe një person nga Afganistani.

Policia kumtoi se refugjatët kanë paguar nga 1.500 euro për person, që të dërgohen deri në Greqi.

Shoferi akuzohet për rrezikim të jetëve të udhëtarëve, të cilët është dashur të qëndrojnë në autobusin e stërmbushur.

Në Greqi të shtunën është arrestuar edhe një person tjetër, i cili ka tentuar që të transportojë dhjetë afganë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button