Osmani për vizitë në Kroaci

Bashkëpunimi bilateral, perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë, si dhe mbështetja e Kroacisë në procesin e integrimit evropian të vendit janë temat për të cilat do të bisedojnë zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane Marija Pejinoviq Buriq në Zagreb.

Osmani nga sot qëndron për vizitë pune dyditore në Kroaci, njofton kabineti i tij.

Gjatë vizitës, Osmani do të realizojë takime të ndara edhe me nënkryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Zheljko Rajner, me kryetarët e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Politikë të Jashtme në Sabor, Domagoj Ivan Millosheviq dhe Mirko Kovaç, ku do të hapin temat e bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të proceseve evropiane, si dhe perspektivat evropiane të të gjithë rajonit.

Në margjinat e vizitës në Zagreb, Osmani do të mbajë edhe ligjëratë në temën: “New page for Macedonia:2018 a credible enlargement perspective” në selinë e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Zagreb me zëvendës-shefin e Përfaqësisë, Milena Rashiq

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button