Masakër në një kishë në Teksas, mediat: Sulm me të paktën 27 viktima (VIDEO – LIVE)

Një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Texsas gjatë shërbimeve të së dielës, duke shkaktuar viktima të shumta të raportuara. Sulmi ndodhi në Kishën e “First Baptist” në Sutherland Springs në Wilson County.

Mediat njoftojnë se personi i armatosur hyri në kishë rreth orës 11:30 sipas kohës lokale, dhe filloi të qëllonte. Sipas policisë flitet për shumë viktima, ndërsa sulmuesi është vrarë gjatë të shtënave nga policia, transmeton Ina.

Numri i viktimave nuk është zyrtar, por “Daily Mail” shkruan se bëhet fjalë për të paktën 27 të vrarë si pasojë e të shtënave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button