Së paku 27 të vdekur gjatë vrullit të tajfunit Demri në Vietnam (FOTO)

Së paku 27 persona e humbën jetën, ndërsa 22 konsiderohen të zhdukur gjatë vrullit të erërave të fuqishme dhe reshjeve të rrëmbyeshme të shkaktuara nga tajfuni Demri, që dje i goditi pjesët qendrore dhe jugore të Vietnamit, kumtuan sot autoritetet vietnameze.

Gjatë goditjes së erërave, të cilat vende-vende kanë qenë edhe me shpejtësi deri 90 kilometra në orë, janë dëmtuar mbi 40.000 objekte banesore dhe afariste. Për shkak të motit të lig autoritetet evakuuan rreth 33.000 persona.

Nga tajfuni më rëndë jantë goditur rajonet e Vietnamit të njohura për kultivimin e kafes, për ç’shkak pritet shtyerja e fillimit të vjeljes.

Виетнам Тајфун

Tani për tani nuk ka informata për dëme të fushat me kafe, por autoritetet tashmë kumtuan se gjatë motit të lig janë shkatërruar mbi 4.000 hektarë sipërfaqe nën kallam sheqeri dhe oriz.

Në vërshimet në Vietnamin verior muajin e kaluar jetën e humbën mbi 80 persona.

Goditja e Demrit vjen në vigjilje të Samitit të Organizatës për bashkëpunim ekonomik aziatiko-paqësor (APEK), që javën e ardhshme do të mbahet në Vietnam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button