Biznesmeni bie pre e hajdutëve për të 17-ën herë, policia nis hetimet

Natën e djeshme në qytetin e Sarandës është vjedhur një biznes fruta-perimesh. Sipas burimeve të pronarit të biznesit, ky është rasti i 17-të që ai bie pre e hajduteve, njofton Agjencia e lajmeve Sot News.

Mësohet se para disa javëve ai kishte arritur t’i zbulonte vete hajdutet, të cilët kishin arritur te merrnin vetëm disa thasë me patate dhe domate.

Gjatë vjedhjes së natës se kaluar hajdutët kanë marrë rreth 400 mijë lekë të vjetra, të cilat ishin në monedha metalike, si edhe një laptop të vlerës rreth 500 euro.

Policia menjëherë pas denoncimit të rastit të vjedhjes ka nisur veprimet hetimore për kapjen e autorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button