Iliev: Këshilli gjyqësor është monstër, kurse DSK-ja shtet në shtet

Që të kthehet sundimi i së drejtës duhet të tërhiqen faktorët detektues që kërcënojnë sundimin e së drejtës në vend se të kujdesën për pavarësimin e tij, e ajo është Këshilli gjyqësor, thotë për Radio Evropa e Lirë Dane Iliev, ish kryetari i Gjykatës supreme, transmeton Portalb.mk.

“Ky këshill gjyqësor u tregua qysh në fillim, une kisha deklaratë qysh nga përmbajtja e parë që është një monstër, që nuk kryen punën për të cilën është themeluar. Edhe pse kisha paralajmërime për qeveritarët e atëhershëm se është duke u shpejtuar me këtë, që nuk mundet vetëm kështu të krijohet një sistem, por nuk më dëgjuan, u krijua dhe nga fillimi u vërejt pozita e ndikimit politik në zgjedhjen e gjykatësve dhe statusit të tyre me pjesëmarrjen e ministrit, me pjesëmarrjen e kuadrove të cilët nuk ishin për në Këshillin gjyqësor. Me konstituimin e tij nuk kishte numër të mjaftueshëm të anëtarëve të zgjedhur etj, e gjitha kjo krijoj situatën e tanishme, me këtë Këshill gjyqësor në të cilin njerëzit nuk e din se çka punojnë aty, nuk e dinë pse janë aty, përveç se të kryejnë ndikime politike, gjegjësisht të marrin vendime që nuk janë në nevojë të gjyqit”, tha Iliev.

Ai shtoi se reforma duhet të ketë edhe në Ministrinë e punëve të brendshme, ku sipas tij duhet të ndahet Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit.

“Kjo që 70-80 vite nuk është prekur, ajo është shtet në shtet, dhe atë jo një po dhjet shtete në shtet, kështu që të mund të realizohen komplet të drejtat e qytetarëve, asgjë nuk mund të bëhet, pa u bërë ndryshime në këtë organ. Prandaj reformat janë të rënda, por duhet të ketë persona dhe vendime për themelimin e akteve që janë të nevojshme që të stopohet një sistem i cili te ne që 26 vite është i ndikuar nga politika, gjegjësisht të kërkohet pavarësimi i gjykatës dhe i pushtetit ekzekutiv”, tha Iliev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button