Vrasësi i futbollistit ishte i burgosur i liruar për vikend

Vrasësi i futbollistit Martin Janushev ishte duke vuajtur dënimin në burg, kurse në kohën e vrasjes ai ishte i liruar nga burgu për vikend, njofton “Makfaks” nga burime të hetuesisë.

Behët fjalë për një person të gjinisë mashkullore të moshës 25 vjeçare, i cili vuan dënimin me burg me kohëzgjatje prej 6 vitesh, për shkak të tregtisë me lëndë narkotike. Policia ende heton vrasësin, kurse motivet janë ende të panjohura.

Njëzet e tetë vjeçari Martin ishte djali i zyrtarit policor dhe vëlla i të punësuari në njësitin Alfa. Ai ishte sulmuar pardje rreth orës 18 para hyrjes së apartamentit të tij në lagjen Aerodrom të Shkupit. Disa dëshmitarë okular thonë se mbi të është shtëni 4-5 herë në kokë dhe qafë.

Janushev së fundi luante në klubin “Lokomotiva”, kurse më herët karrierën e tij e filloi në klubet Maxhari Solidarnost dhe 11 Tetori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button