Ndryshime radikale në Arabinë Saudite, arrestohen 11 princër

Lëvizje të mëdha po ndodhin në Arabinë Saudite, ku mbreti ka arrestuar një numër të madh princërish, përfishirë edhe një miliarder. Në të njëjtën kohë, i ka dhënë shumë kompetenca princit të kurorës, i cili është duke lobuar që të luftohet islami radikal, transmeton Gazeta Express.

Në Arabinë Saudite janë arrestuar 11 princër, duke përfshirë një miliarder të shquar dhe dhjetëra ministra të tanishëm dhe të mëparshëm. Kështu kanë njoftuar mediat ndërkombëtare, pasi princi i ri i kurorës mbretërore ka konsoliduar pushtetin.

Mbreti saudit Salman të shtunën ka emëruar dy ministra të rinj në postet kryesore të sigurisë dhe të ekonomisë, duke hequr një prej anëtarëve më të shquar të familjes mbretërore si kreu i rojes kombëtare, si pjesë e një sërë shkarkimesh të profilit të lartë që dërguan valë tronditëse në mbretëri, shkruan “theguardian”, transmeton Express.

Mbreti, njoftoi gjithashtu krijimin e një komiteti të ri kundër korrupsionit, i kryesuar nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, i cili Al Arabiya TV tha se kishte arrestuar tashmë 11 princa, katër ministra të tanishëm dhe dhjetëra ish-ministra. Të dyshuarit nuk u përmendën.

Ndërsa, ajo që bëhet e ditur nga Agjencia e Lajmeve Saudite – SPA, është se komisioni i ri anti-korrupsion në mandatin e vet e ka të drejtën për të ngritur çështje, arrestuar, caktuar ndalesa udhëtimi dhe shumë ndalime të tjera.

Agjencia shtetërore e shtypit Saudite shkruan se qëllimi i komisionit ishte “të ruajë paratë publike, të dënojë njerëzit e korruptuar dhe ata që shfrytëzojnë pozicionet e tyre”.

Po ashtu në mesin e të arrestuarve është bilioneri, Al-Waleed bin Talal.

Arabia Saudite për shumë vite ka qenë vend i lëvizjeve terroriste. Në këtë vend është zhvilluar korrupsioni, princërit kanë jetuar jetë luksoze të dominuar nga vetura të shtrenjta, jahte etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button