fbpx

Shkëlzen Doli do të interpretojë në edicionin e pestë të Festivalit “Skena e muzikës serioze shqiptare”

Me rastin e 5 vjetorit të Festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, Shoqata Alegretto organizon koncert me virtuozin e muzikës shqipe, violinistin e Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli dhe orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar, nën dirigjimin e Gridi Krajës.

Koncerti Gala do të organizohet në Qendrën e Kulturës-Tetovë, me 10 nëntor, në ora 18:30. Biletat mund t’i gjeni në Qendrën për Kulturë, nga data 4 nëntor.

Me datë 14 nëntor, do të kemi mundësi të ndjekim koncert me muzikë orientale, me çka do bëhet edhe promovimi i albumit “The last breath”. Në Nay do të interpretojë Anas Jahja, ndërsa në kitarë Ebrar Mazhar. Koncerti do të mbahet në klubin e artistëve “ODA”, në ora 19:00, në Qendrën për Kulturë-Tetovë, kurse hyrja do të jetë pa bileta.

Më datë 15 nëntor, koncert recital do të mbajë pianisti virtuoz tetovar Shkëlzen Bafiari në piano. Koncerti do të mbahet në sallën e Fakultetit të Arteve në U.T, në ora 19:00, në Qendrën për Kulturë-Tetovë, kurse hyrja do të jetë pa bileta.

Më datën 17 nëntor në ora 19:00 në pallatin e kulturës do të përformojë tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha dhe sopranoja Nita Zenuni. Ansamblin do ta dirigjojë Prof.Dr. Isak Shehu. Për këtë koncert hyrja do të jetë pa bileta.

Në datë 19 nëntor në ora 19:00 koncert do të mbajë ansambli i njohur kosovar Attacca. Koncerti do të mbahet në sallën e Fakultetit të Arteve në U.T, në Qendrën për Kulturë-Tetovë, kurse hyrja do të jetë pa bileta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button