SHBA thirrje shtetasve të saj që të largohen nga Somalia

Misioni Diplomatik i SHBA-ve në Somali u bëri thirrje shtetasve amerikanë që të largohen nga ky vend për shkak të “rritjes së kërcënimeve ndaj amerikanëve në Aeroportin Ndërkombëtar në Mogadishu”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Misionit Diplomatik të SHBA-ve në Somali nëpërmjet rrjetit social Twitter, thuhet se arsyeja e thirrjes për t’u larguar nga Somalia bëhet për shkak të “rritjes së kërcënimeve ndaj amerikanëve në Aeroportin Ndërkombëtar në Mogadishu” dhe “jostabilitetit të sigurisë në këtë vend”.

Në deklaratën me shkrim Departamenti Amerikan i Shtetit u rekomandon të gjithë shtetasve të SHBA-ve të cilët kanë vendosur të qëndrojnë në Somali të “rishikojnë gjendjen e sigurisë dhe të marrin të gjitha masat e duhura për të rritur sigurinë personale”.

Në deklaratë po ashtu thuhet se Washingtoni nuk ka ambasadë në Somali dhe shtetasit që ndodhen aty mund të kontaktojnë me ambasadën në Nairobi.

Në dy sulme ajrore të Komandës së SHBA-ve në Afrikë (AFRICOM) ndaj objektivave të DEASH-it në Somali, janë vrarë një numër i madh i pjesëtarëve të kësaj organizate terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button