Do të formohet komision hetues në Parlament për “Lagjen e Trimave”

Rasti i “Lagjes së Trimave” u vendos në tavolinë mes parterëve të koalicionit LSDM dhe BDI. Sipas paralajmërimeve pritet që Ali Ahmeti ta njofton Zoran Zaev për iniciativën për formimin e komisionit hetues parlamentar për rastin në fjale.

Pritshmëritë e BDI-së janë që të zbulohet motivet dhe organizatorët pas ngjarjeve të Kumanovës. Nga grupi parlamentar i LSDM para se të vendoset në tavolinë kjo temë, njoftuan se do të nënshkruajnë për iniciativën, tha për TV24 sekretari gjeneral i partisë, Aleksandar Kiracovski, përcjell Portalb.mk.

“Gjithçka që është në drejtim të zbardhjes së rastit ‘Lagjja e Trimave’ në mënyrë efektive dhe të shpejtë, do të mbështetet nga ana e jonë”, tha Kiracovski.

Përkrahje për formimin e komisionit hetues për rastin në fjalë paralajmëruan edhe nga Aleanca për Shqiptarët, pasi që sipas liderit të kësaj partie, Zijadin Sela, në këtë mënyrë do të zbardhen dilemat në publik.

“Çfarëdo iniciative që është në drejtim zbardhjen e rastit të Kumanovës, ka përkrahjen tonë. Secili që përmendet si dëshmitarë për rastin, pa marrë parasysh funksionin politik, duhet të dëshmojë publikisht. Vetëm kështu mund të dëshmojmë që po punojmë për shtet të drejtë”, tha Sela.

Nga VMRO-DPMNE refuzojnë të komentojnë iniciativën e BDI-së, deri sa ajo në mënyrë zyrtare të shpaloset në Parlament. Gjithashtu deputetët e Besës nuk deshën të komentojnë për iniciativën, shkurt thanë se komisioni i njejtë duhet të hetojë edhe përfshirjen e Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij në këtë rast.

Funksionari i lartë partiak i BDI-së thotë se insistimi për këtë komision vjen pas disa konsultimeve me ekspert të drejtësisë që kanë ardhur në përfundim se për momentin nuk ka qëndrueshmëri ligjore për hetim ndërkombëtar në këtë fazë të procesit gjyqësor.

Megjithatë pjesë e avokatëve janë të bindur se për këtë rast është e patjetërsueshme hetimi ndërkombëtar. Ish prokurori Aleksandar Nakov thotë se kjo do të jetë një proces i ngadalshëm, por i nevojshëm.

“Personat që në një mënyrë janë në qeveri, ndalojnë të gjitha hapat e qeverisë lokale që të vjen deri në një vendim final. Ky proces do të ketë i ngadalshëm por duhet të sjellim ndryshime të caktuara në polici, në strukturat e shërbimeve sekrete dhe në të gjitha strukturat e tjera që të mund të sjellim një ndryshim final dhe pozitiv”, tha Aleksandar Nakov, ish prokuror.

Qëndrimin zyrtar të Qeverisë për këtë çështje e solli dje ministri i drejtësisë Bilen Saliji, i cili porositi që të përfshihen edhe ekspert ndërkombëtar për të gjitha rastet që nuk janë të zgjidhura. Sa i përket rastit për “Lagjen e Trimave” edhe ministri i brendshëm Oliver Spasovski porositi që të përfshihen edhe ekspert të huaj.

Shpresa për hetime të këtilla kanë edhe një pjesë e të akuzuarve, edhe pse avokatët e tyre nuk tregojnë se çfarë konkretisht pritet që të ndryshohet për klientët e tyre. Ekspertët sërish shfaqin frikë se pjesë e dëshmive kyçe të rastit tani më janë shkatërruar.

Më herët ka pasur kërkesë të ngjashme edhe nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushatikryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shalakryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti slloven Borut Pahor, thirrje të tilla ka pasur edhe nga eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë, Shqipëri, figura të tjera politike dhe ekspertëve për çështjet e brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button