Ja sa është pasuria e kandidatit më serioz për Prokuror të ri të Maqedonisë

Dy kandidatët që janë në garë për prokurorë publik, Elena Andreeva dhe Lupço Joveski kanë marrë dritë jeshile nga ana e këshillit për Prokurorë Publik.

Mendimi pozitiv i këshillit është dorëzuar në Qeveri, e cila së shpejti, me gjasë edhe javën e ardhshme do të vërtetojë kandidatin për Prokuror Publik në seancë dhe ta dorëzojë për votim në Parlament.

Sipas të gjitha pritshmërive Prokurori i ri Publik do të jetë Lubomir Joveski, ngase është kuadër nga prokuroria, dhe përveç kësaj ai ka përvojë të mjaftueshme që të mos bie pre e provokimeve dhe presioneve. Edhe Andreeva ka karrierë të shkëlqyer, por e saja lidhet me universitetin dhe të drejtuarit nga aty vështirë që të arrijnë deri tek ulësja e prokurorit.

Faktor.mk hulumtoi gjendjen e pronës së kandidatit më serioz, Joveski (për Andreevën nuk ka të dhëna), që të shkojë në çfarë pozite është prokurori i ardhshëm, i cili me gjasë do të zhvillon luftë me krimin në shtet, përcjell Portalb.mk.
Prona PP
Ajo që mund të vërehet është që gjendja e tij pronësore është e ‘modeste’ për person me karrierë të këtillë. Joveski posedon apartament dhe një makinë Reno Megan, dhe gjithashtu një Jugo të vitit 1998. Edhe kursimet e tij nuk janë impozante, kurse në kartelë kreditore ai ka borxh 150 mijë denarë.
Prona PP
Pritet që Joveski ose Andreeska të zgjedhën gjatë muajit dhe para tyre janë detyra mjaftë të rënda, ngase sipas njoftimeve Prokuroria Special do të merr një pjesë nga punët e PSP, gjegjësisht ato lëndë të cilat PSP sipas ligjit nuk mund të ngre padi penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button