Gjykata administrative vazhdon shqyrtimin e padive

Gjykata Administrative sot do të sjell vendimin për dhjetë ankesat nga gjithsej 16 të cilat u shqyrtuan dje dhe do të shikohen edhe gjashtë paditë të mbetura të parashtruara në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, transmeton Portalb.mk.

Deri te kjo gjykatë mbrëmë deri në orën dhjetë të mbrëmjes janë dorëzuar 16 padi.

Njëmbëdhjetë nga paditë e dorëzuara ishin nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga Lëvizja “Besa” dhe një nga Lëvizja popullore për Maqedoninë.

Gjykata administrative ka detyre që të sjell vendim për ankesat në afat kohor prej 48 orëve nga marrja e tyre.

Ndërkaq KSHZ i refuzoi të gjitha ankesat të bëra për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button