Ja kush janë blogerët e vegjël që fitojnë me miliona dollarë brenda një dite

Blogerët më të paguar mesa duket janë vogëlushët, të cilët pavarësisht moshës kanë arritur të kenë me miliona fansa në kanalet e tyre në youtube dhe si rezultat janë edhe më të paguarit. Së fundmi, një llogaritës interesant nga  Play Like Mum në Mbretërinë e Bashkuar ka  përcaktuar se sa kohë i duhet disa prej yjeve më të njohur të YouTube për të fituar pagën e tyre, shkruan Bota.al.

Ryan, gjashtë vjeç, i cili jeton në SHBA dhe drejton kanalin popullor Ryan Toys Review, mendohet se fiton  një shifër prej 29,900 dollarë në ditë, pasi ka grumbulluar  një numër të pabesueshëm ndjekësish, rreth  9.5milion.

Ndërkohë, fëmijët nga Family Fun Pack, të cilët janë të moshës katër deri në dhjetë vjeç, besohet se fitojnë 11,000 dollarë në ditë me videot e tyre të përditshme. Të ardhurat e 10 prej yjeve më të suksesshëm të YouTube në botë janë të bazuara në klikimet  e videove që ata marrin dhe supozohet që ata bëjnë një mesatare CPM prej $ 2 për çdo klikim.

Ja se sa kohë do të duhej që secili yll të fitonte £ 28,200 në vit në bazë të ndjekësve që numërojnë në adresën e tyre …

Ryan Toys Review – 1 ditë 7 orë

Family Fun Pack – 3 ditë 9 orëMattyBRaps – 9 ditë 12 orë

EvanTubeHD – 10 ditë 4 orë

Annie LeBlanc – 18 ditë

JoJo Siwa – 20 ditë 19 orë

Gamer Girl – 21 ditë 14 orë

RonaldOMG – 23 ditë 2 orë

Hayley LeBlanc – 30 ditë 2 orë

EthanGamer – 31 ditë 14 orë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button