Një inspektor i MPB-së është arrestuar për dyshime mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare

Një inspektor i MPB-së është arrestuar për dyshime mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Bëhet fjalë për të dyshuarin Ivica Zhivaçki nga Kumanova me vend punë në ministrin e Brendshme qendrore i cili dyshohet se gjatë raportimeve për vjedhje nëpër lokacione të ndryshme ka vjedhur gjësende me vlerë, njofton Alsat-M. MPB shpjegon se keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga personi i lartpërmendur është konstatuar nga Kontrolli i Brendshëm në kuadër të MPB.

Siç mëson Alsat M nga burime brenda policisë, Zhivaçki po sa ka kuptuar se është nën hetim është stacionuar në Spitalin Psikiatrik në Bardovcë me qëllim shmangien nga përgjegjësia. Informacionet i konfirmon edhe dikasteri i Brendshëm.

Për veprën e dyshuar “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, Zhivaçki rrezikon të paktën 3 vite burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button