Policia jep detajet për plagosjen në Shkodër: I riu, në gjendje të rëndë në spital

Mbrëmjen e sotme një i ri është plagosur me armë zjarri në Kiras, Shkodër. Policia ka treguar se i riu ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve, shkruan Lajmi i fundit.

Më datë 04.11.2017, rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultura se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H. B. 20 vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasi i lartëpërmendur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën. Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e deshmitarit në D. V. P. Shkodër. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button