Një i vdekur, pesë të zhdukur gjatë goditjes së tajfunit “Damrej” në Vietnam

Një njeri e humbi jetën, ndërsa pesë rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni Damrej e goditi bregun jugor të Vietnamit.

Stihia i çrrënjosi çatitë e mijëra shtëpive dhe i rrëzoi drunjtë dhe shtyllat elektrike, kumtuan shërbimet për luftë me katastrofa natyrore.

Mbi 35.000 persona në rajonet më të rrezikuara po evakuohen në vende të sigurta para se tajfuni të mbërrijë në breg, kumtuan autoritetet. Nxënësve në disa provinca u është urdhëruar të mbeten në shtëpitë e tyre.

Kjo është katastrofa e dytë natyrore që e goditi Vietnamin për një muaj. Mbi 70 persona e humbën jetën, ndërsa 28 rezultojnë të zhdukur në përmbytjet në disa provinca veriore dhe qendrore të shkaktuara prej stuhisë tropikale muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button