“Rrjedha turke” arriti deri në Turqi

 “Gazprom”-i e përfundoi ndërtimin e pjesës detare të “Rrjedhës turke” në territorin e Rusisë, pasi që dega e parë e gazpërçuesit hyri në zonën ekonomike turke, kumtoi kompania “Rrjedha jugore”, e cila merret me ndërtimin e gazpërçuesit.

“Pajoniring spirit”, anija më e madhe në botë për vendosje të gypave, e shënoi këtë ngjarje duke vendosur në det gypa me flamuj rus dhe turq, të cilët e simbolizojnë kalimin e kufirit në zonën ekskluzive ekonomike mes dy shteteve, ceket në kumtesën nga ndërmarrja.

“Gazprom” tashmë ndërtoi 448 kilometra të “Rrjedhës turke”, ndërkaq siç thekson “Rrjedha jugore”, ndërtimi po zhvillohet sipas planit dhe për më pak se gjysmë viti është ndërtuar pothuajse një e katërta e pjesës detare.

Ndërtimin e gazpërçuesit “Rrjedha turke”, “Gazprom” e filloi në maj. Ndërtimi i degës së parë, me kapacitet prej 15,75 miliardë metra kub, për nevojat e Truqisë, duhet të përfundohet deri në mars të vitit të ardhshëm.

Dega e dytë, me kapacitet të njejtë, me të cilën gazi do të shkojë përmes Evropës jugore dhe juglindore duhet të përfundohet në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button