Qeveria e SHBA-së kundër Trampit: Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga faktori njeri

Raporti i fundit i Qeverisë amerikane tregon se ndryshimet e shpejta klimatike janë shkaktuar, pothuajse sigurisht, nga veprimi i njeriut, që është në kundërshtim me pohimet e presidentit amerikan, Donald Tramp.

Ndryshimet klimatike janë reale, këtu janë dhe ne i shkaktojmë, ceket në raportin e fundit, më voluminoz të mbi 50 shkencëtarëve amerikanë.

“Për ngrohjen në shekullin e kaluar, nuk ekzistojnë sqarime të bindshme alternative përveç se janë shkaktuar nga faktori njeri, posaçërisht përmes emetimit të gazrave të qelqta”, ceket në raportin e publikuar dje.

“Temperaturat e ardhshme shumë do të varen nga sasia e dioksidit të karbonit të emetuar në atmosferë”, ceket në raportin i cili me kërkesë të Kongresit po përpunohet në çdo katër vite nga ana e shkencëtarëve nga trupat qeveritar, siç janë Agjencia për mbrojtjen e mjedisit dhe Drejtorisë nacionale për oqeane dhe atmosferë.

“Nivelet mesatare globale të detit do të rriten së paku disa centimetra në 15 vitet në vijim për shkak të rritjes së temperaturave”, saktësohet në raport.

Tramp pohoi se ndryshimet kliamtike janë trillim, ndërsa në qershor paralajmëroi tërheqje të SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për klimën.

“Administrata mbështetë analizë dhe debat të rreptë shkencor dhe e nxitë opinionin ta komentojë projekt-dokumentin e publikuar sot”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button