Xherdan Shaqiri me gol dhe asistim, lojtari i ndeshjes Stoke 2:2 Leicester

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në ndeshjen e xhiros së 11-të në Premierë Ligë këtë të shtunë.

Ylli shqiptar ka shënuar një gol të bukur dhe ka krijuar një asistim në ndeshjen baras 2 me 2 të Stoke Cityt si nikoqir në stadiumin Bet365 ndaj ish kampionit – Leicester Cityt, shkruan portali arbresh.info.

Reprezentuesi i Zvicrës është lojtari i këtij takimi duke u vlerësuar me notën më të lartë 8.2.

25-vjeçari realizoi gol në minutën e 39′ të pjesës së barë duke barazuar shifrat për 1 me 1, ndërsa asistoi në golin e Peter Crouch në pjesën e dytë në minutën e 73′

Xherdan Shaqiri ka bërë nëntë paraqitje këtë edicion te skuadra në Premierë Ligë dhe brenda shtatë ndeshjeve të fundit ka shënuar dy herë dhe ka krijuar tri asistime/arbresh.info/

Stoke 2:2 Leicester, notat e lojtarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button