Janë publikuar edhe 676 dokumente sekrete për vrasjen e Kenedit

Arkivi nacional amerikan publikoi 676 dokumente të reja qeveritare lidhur me vrasjen e presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Xhon F. Kenedi në vitin 1963. Ky është publikimi i tretë i dokumenteve nga Arkivi nacional për këtë vit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp javën e kaluar urdhëroi që të dhënat e tjera të bëhen të kapshme për opinionin dhe u urdhëroi agjencive fedrale sërish t’i studiojnë intervenimet e propozuara dhe një numër sa më i vogël i informatave të mbeten të fshehta.

Numri më i madh i dokumenteve të sotme përfshijnë 553 të dhëna të CIA-s, të cilat deri më tani nuk ishin publikuar. Ato janë të dhëna drejt të cilave kishin ardhur Ministria amerikane e Drejtësisë dhe e Mbrojtjes, Kongresi dhe Arkivi nacional.

Dokumentet për vrasjen e presidentit Kenedi ishin vënë nën shenjën “rreptësisht konfidenciale” në vitin 1992 me vendim të presidentit të atëhershëm amerikan Xhorxh Bush i Vjetri, me çka u vendos ndalesë 25-vjeçare për publikimin e këtyre të dhënave lidhur me atentatin ndaj Kenedit.

Vendimi i tillë i Bushit pasoi pas shfaqjes së filmit “XH.F.K.” të Oliver Stoun në vitin 1991, në të cilin u paraqitën pohimet për komplot të autoriteteve amerikane për vrasjen e Kenedit.

Pas kësaj, në vitin 1992 u formua një komision i pavarur për hetim të atentatit të Kenedit, me detyrë për të konfirmuar se cilat dokumente për këtë rast duhet të publikohen, e cilat të mbeten si të fshehta në Arkivin nacional. Në bazë të raportit të Komisionit, Bush solli ndalesë të publikimit të disa dokumenteve për atentatin deri në vitin 2017, me qëllim të “mbrojtjes së sigurisë nacionale”.

Xhon F. Kenedi është i lindur më 29 maj të vitit 1917, ndërkaq u vra më 22 nëntor të vitit 1963 në Dallas. Ai u plagos për vdekje derisa vozitej në automobilin e hapur të kolonës presidenciale së bashku me gruan e tij Zhaklin Kenedi.

Disa komisione qeveritare, përfshirë edhe Komisionin e Uorenit, konstatuan se vrasësi i Kenedit është Li Harvi Osvald, për çka u dënua me vdekje.

Atentati i Kenedit edhe sot është temë e spekulimeve dhe teorive të komplotit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button