Puxhdemon u bëri thirrje separatistëve katalanas për dalje të përbashkët në zgjedhjet rajonale

Kryetari i shkarkuar i Qeverisë rajonale katalanase, Karles Puxhdemon sot u bëri thirrje të gjitha partive që e mbështesin pavarësinë e Katalonjës, të dalin me listë të përbashkët të kandidatëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në rajon, të caktuara për më 21 dhjetor.

“Tani është momenti të gjithë demokratët të bashkohen në emër të Katalonjës, lirisë së të burgosurve politik dhe republikës”, shkroi Puxhdemon në Tuiter.

Në publikimin, ai vendosi edhe link drejt faqes së internetit ku mblidhen nënshkrime për mbështetje të kandidaturës së tij në zgjedhjet e ardhshme.

Puxhdemon, i cili ndodhet në Bruksel, që dje paralajmëroi se është i gatshëm të kandidojë në zgjedhje, të cilat i shpalli Qeveria në Madrid pas shpërbërjes së organeve rajonale të pushtetit në Katalonjë, edhe pse Gjykata Supreme spanjolle mbrëmë lëshoi urdhër evropian për arrestimin e tij, nën akuzën për kryengritje, nxitje të kryengritjes, keqpërdorim të fondeve publike dhe shkelje të besimit.

“Jam i gatshëm të jem kandidat. Është e mundur të zhvillohet fushatë nga kudo. Ne veten e quajmë Qeveri legjitime. Duhet të ekzistojë vazhdimësi me qëllim që t’i thuhet botës se çka po ndodhë në Spanjë. Nuk mundem me një Qeveria e cila është në burg të kem zgjedhje të cilat do të jenë neutrale, të pavarura dhe normale”, deklaroi Puxhdemon për televizionin shtetëror belg RTBF.

Ndërkohë, Partia djathtiste qendrore demokrate evropiane katalanase (PDeCAT) e Puxhdemonit sot gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të pavarësisë së Katalonjës në zgjedhje të dalin “në front unik”.

Si partnerë potencial të PDeCAT konsiderohen E Majta republikane e Katalonjës (ERC) dhe Kandidatura e unitetit popullor (CUP), si dhe disa parti më të vogla separatiste

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button