Nxehtë bëhet në kreun e tabelës Perëndim

Skuadra e Stuga Trim Lum dhe ajo e Gostivarit me fitoret e shënuar në kuadër të javës së 11-të, kanë zvogëluar diferencën me Vëllazërimin e Kërçovës në tri dhe katër pikë, pasi kjo e fundit si nikoqire ka barazuar me ekipin e Lokomotivës 1:1. Fillimisht Vëllazërimi kishte avancuar me golin e Leonard Kallabës, por mysafirët kanë barazuar me anë të Dimkovit.

Ndërkohë skuadra e Strugës është treguar e aftë të përballojë duelin derbi me Euromilkun, që e ka fituar me rezultat minimal 1:0, gol që e shënoi Arben Tafe në minutën e 20-të. Edhe pse Struganët 20 minutat e fundit i luajtën me një futbollist më pak, nuk lejuan që rezultati të ndryshojë. Fitore me vlerë si mysafire ka shënuar Gostivari, pasi e ka mundur 1:2 Novacin e fundit.

Zajazi nuk ka arritur të bëjë asgjë në duelin ndaj Makedonija Gj.P., duke humbur me rezultat minimal 1:0. Llabunishta ishte mysafire ne Tetovë ku luajti me Teteksin, por në këtë ndeshje nuk kishte gola të shënuar dhe rezultati ishte ai i fillimit 0:0. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button