Afganistani ndalon WhatsApp-in dhe Telegramin

Afganistani ka urdhëruar ndalim të përkohshëm të shërbimeve WhatsApp dhe Telegram, duke cituar se ka “probleme teknike” dhe se duhet mbikëqyrje më e madhe.

Të dyja aplikacionet janë të popullarizuara nga përdoruesit afganë, përfshirë edhe militantët talibanë.

Zëdhënësi afgan nga Ministria për Komunikim dhe Teknologji Informative, Sayed Najib Nangyal, e ka konfirmuar për Radio Europa e Lirë urdhri është nënshkruar, por nuk është shpjeguar për arsyet e këtij vendimi.

“Kemi vendosur të ndalojmë këto dy aplikacione, për shkak të disa problemeve teknike dhe mbikëqyrje më të mirë”, ka thënë Nangyal.

Ai ka shtuar se ndalimi është i përkohshëm, do të zgjasë për 20 ditë, duke thënë se rrjetet tjera sociale “Facebook, Twitter dhe YouTube nuk ndikohen” nga vendimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button