Tre të lënduar në Ferizaj nga therjet me thikë

Tre persona janë lënduar gjatë një mos marrëveshjeje në Ferizaj, ku ka ardhur deri te përdorimi i thikës.

Në këtë rrahje janë përfshirë dy të dyshuar meshkuj të komunitetit ashkali, të cilët kanë përdorur edhe një thikë, transmeton Telegrafi.

Si pasojë lëndime trupore nga mjeti i prehtë kanë pësuar dy të dyshuarit dhe një femër, e komunitetit ashkali.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrën emergjente.

Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button