Aksion për pastrimin e hapësirës në Qendrën klinike

Aksion për pastrimin e hapësirës në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup sot zbatojnë Shërbimi për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme në kuadër të Qendrës klinike dhe Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor.

Акција за чистење на Клинички 2

Aksioni, siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, po zbatohet me mbështetjen e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit, “Parkingut të qytetit”, “Higjienës komunale”, “Parqeve dhe gjelbërimeve” dhe deponisë “Drislla”.

Акција за чистење на Клинички 3

Drejtoresha e Shërbimeve të përbashkëta, Shkodrane Dardhishta, informoi se aksioni ka filluar në orën 8 të mëngjesit dhe është përfshirë hapësira midis të gjitha klinikave, me grumbullimin e mbeturinave, pastrimin e rrugëve, rregullimin e hapësirave të gjelbra, ndërsa po pastrohen edhe korridore, dhoma pritjeje dhe ashensorët e klinikave.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor është duke e bërë dezinfektimin e depove ku po mblidhen mbeturinat komunale dhe mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button