Çfarë mendon Brad për partnerin e ri të Angelina Jolie?

Shumicës prej nesh i “dhëmb” zemra kur mendon për ndarjen e Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Ata ishin një çift të paktën në pamje ideal, pasi në brendësi ne nuk e dimë sesi ishte raporti i tyre, shkruan Class. Por për sa kohë u ndanë, diçka mes tyre nuk ka funksionuar. Gjithsesi, edhe pse rrugët e tyre janë ndarë, gjithmonë kur flitet për njërin, do përmendet patjetër edhe tjetri.

Për aktoren e njohur përflitet se është në një lidhje me një miliarder britanik, dhe se kanë në plan të martohen. I pyetur se çfarë mendon Brad rreth kësaj martese, ai është shprehur se është dyshues se mund të ketë një njeri të duhur për Angelina-n.

Ai ka thënë se nëse lidhja e tij me Angelina-n nuk funksionoi, nuk mendon se mund të funksionojë me dikë tjetër. Gjithsesi, ai uron më të mirë për ish-bashkëshorten e tij, pasi gëzon një respekt të madh për të, pavarësisht si kanë shkuar gjërat mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button