Shpat Kasapi i dedikon një këngë vajzës që i ka rrëmbyer zemrën dhe i respekton shumë mamin

Shpat Kasapi, djali seksi i viteve 2007-2008, kohët e fundit është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave rozë, dhe kjo jo për bukurinë, apo për ndonjë projekt të ri muzikor.

Në një studio televizive, këngëtari ka rrëfyer se ka rrahur ish të dashurën e tij pasi ajo e kishte tradhtuar. Nuk bëhet fjalë për modelen, Afërdita Dreshaj, por për një vajzë të panjohur për publikun. E teksa u duk se u shkëput paksa nga bota e televizionit, për arsye të paditura, Shpati ka zgjedhur që të rikthehet, kësaj here me një këngë dedikim për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, shkruan revistaclass. 

Kënga titullohet “Aroma e saj“. I ftuar në Top Magazine, Shpati ka rrëfyer se ende nuk është lidhur me vajzën, por gjërat po shkojnë në rrugën e duhur. Vajza, jo vetëm i ka rrëmbyer zemrën Shpatit, por edhe nënës së tij. Ajo e ka dhënë miratimin e saj për këtë lidhje dhe për Shpatin kjo është shumë e rëndësishme.

“Kënga është dedikim për një vajzë. Ajo është shumë e mirë, shumë e sinqertë, respekton nënën time. Ajo e ka dhënë miratimin e saj. E kam titulluar kështu këngën sepse unë i kam blerë asaj një parfum që më pëlqen shumë mua“, tregon duke buzëqeshur Shpati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button