Miss Globe 2017, ja kush është vajza që fitoi kurorën (VIDEO)

Pas një gare të gjatë me 55 bukuroshe nga e gjithë bota, përfaqësuesja e Vietnamit është shpallur Miss Globe 2017. Ceremonia e mbajtur mbrëmjen e së premtes, në Parkun Olimpik në Tiranë, ka kurorëzuar me më të bukurën e globit bukuroshen e Vietnamit, shkruan Class.

Miss Globe 2017 njohu këtë vit pjesëmarrjen më të lartë të vajzave të cilat përfaqësojnë vendet e tyre në këtë kompeticion bukurie të organizuar nga Deliart Association.

Khánh Ngân është një studente ekonomie dhe turizmi e cila objektiv të së ardhmes ka pikërisht këtë të fundit. Pjesëmarrja në Miss Globe dhe kurora e më të bukurës ka qëllim të përhapë në të gjithë botën bukuritë e Vietnamit.

Në Vietnam, bukuroshja është zgjedhur ambasadore e turizmit, ndaj edhe këtë çmim ajo ia dedikon vendit të lindjes, bukuritë e të cilit do t’i përcjellë anekënd globit.

Kurorën e Miss-it Globe, Miss Vietnam e mori nga “Miss Globe 2016”, bukuroshja indiale Dimple Patel.

Pak pas marrjes së çmimit, Ngân tha se vendi i saj prezantohet për herë të parë në Miss Globe dhe ajo është shumë e lumtur që është e para që e fiton kurorën në emër të vendit të saj.

Surprizë e mbrëmjes ishte edhe prezantimi i spektaklit, i cili këtë vit iu besua Leonard Bombajt dhe bashkëshortes së tij, Esmeralda Blaceri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button