Ceremonia e ndarjes së mandateve të këshilltarëve në komunën e Tetovës (VIDEO)

Sot në komunën e Tetovës, në mënyrë solemne u bë ndarja e mandateve të këshilltarëve komunal.

Ceremoninë e hapi kryetari i Këshillit Zgjedhor komunal në Tetovë, Nazim Dauti, i cili me këtë rast iu uroi të zgjedhurve punë të mbarë dhe sukses në punën e tyre.

Këshilli i komunës së Tetovës numëron gjithsej 31 anëtarë nga të cilët në bazë të rezultateve të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 15 tetor, 9 i takojnë Bashkimit Demokratik për Integrim, 6 Lëvizjes BESA, 5 VMRO-DPMNE-së, 4 Aleancës për Shqiptarët, 3 Partisë Demokratike Shqiptare, 3 LSDM-së dhe 1 këshilltar Partisë Demokratike të Turqve.

 

Portalb.mk sjell pamje nga ceremonia solemne e ndarjes së mandateve të këshilltarëve në komunën e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button