Wess Mitchell vjen në vendin e Hojt Brajan Ji

Dr. A. Wess Mitchell , do të vijë në vend të Hojt Brajan Ji ndërsa  betimin e tij si ndihmës sekretar shtetëror e ka dorëzuar më 12 tetor 2017. Si ndihmës sekretar ai është i obliguar për marrëdhëniet diplomatike me 50 shtete në Evropë dhe Euroazi, poashtu edhe me NATO-n, BE-në dhe OSBE-në, përcjell Portalb.mk.

Hojt Ji vitin e ardhëshëm do ta merr detyrën ambasador i SHBA-së në Maqedoni.

Para se të kyçet në Stejt departamentin, dr. Mitchell ka kaluar dymbëdhjet vite në Qendrën për analiza të politikave evropiane, tink-tenk i dedikuar për mësimin e Evropës Qendrore. Si bashkë themelues i CEPA, ai punoi si kryetar dhe drejtor gjeneral që nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Dr. Mitchell është autor i shumë shkrimeve dhe raporteve për marrëdhëniet transatlantike dhe sigurisë ndërkombëtare. Veprat e tij janë të përkthyera në dhjetë gjuhë.

Ai flet gjermanisht, ndërsa ka studiuar edhe gjuhët çeke dhe holandeze.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button