Trump akuzon Clintonin për dredhi në zgjedhjet brendapartiake

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka pohuar se kundërkandidatja e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Hillary Clinton, ka fituar zgjedhjet preliminare brenda Partisë Demokratikë “duke bërë dredhi” kundër kandidatit tjetër nga radhët e partisë, Bernie Sanders, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Tregimi i vërtetë për bashkëpunim të fshehtë është libri i ri i Donna Barzile. Hillary e pasinqertë ka blerë Komitetin Nacional të Partisë Demokratike (DNC) dhe më pas ka vjedhur zgjedhjet preliminare nga Bernie i Çmendur”, ka shkruar Trump në rrjetin social Twitter.

Trump po ashtu ka rikujtuar se edhe senatorja demokrate e Massachussettsit, Elizabeth Warren, ka thënë se demokratët e kryesuar nga Hillary Clinton kanë bërë dredhi në zgjedhjet brendapartiake.

“Gjithnjë mendoja se do të garoj me Bernie Sanders në një mënyrë pa dredhi dhe se do të fitoj, e jo me Hillaryn. Kisha të drejtë”, ka theksuar Trump.

Ndryshe, Donna Brazile, ish-kryetarja e DNC-së, organit themelor të Partisë Demokratike dhe vendimmarrës gjatë periudhës së zgjedhjeve, në një libër të saj lidhur me zgjedhjet presidenciale, ka pohuar se partia ka punuar veçanërisht për Clintonin, e jo për Sandersin.

Ndërkaq, pas librit të Braziles, senatorja Warren, e pyetur në kanalin CNN nëse mendon se në zgjedhjet brendapartiake është bërë dredhi në favor të Clintonit, ajo u përgjigj pozitivisht.

“Po. Ka ardhur koha që Partia Demokratike të japë llogari lidhur me këtë”, ishte përgjigjur Warren.

Në zgjedhjet brendapartiake para zgjedhjeve presidenciale në SHBA vitin e kaluar, Clinton la pas kundërshtarin demokrat Sanders me një diferencë të vogël, për t’u përballur në zgjedhjet e 8 nëntorit me kundërkandidatin republikan Donald Trump.

Edhe pse Clinton mori numër më të madh të votave, Trump sërish u zgjodh presidenti i 45-të i SHBA-ve për shkak të sistemit zgjedhor, duke nxjerrë numër më të madh delegatëve zgjedhorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button