Flokë super të hidratuar vetëm me…

Ëndërroni për të pasur flokë të hidratuar e të butë pa shumë mundim? Flokë të mëndafshtë e të shkëlqyeshëm si modelet e reklamave? Po, është e mundur! Me maskat që ju sugjerojmë ëndrra juaj bëhet realitet! Për rezultate fantastike duhet ta aplikoni në flokë një herë në javë, shkruan Bordo.al. 

Përbërësit që ju duhen: lëngu i një gjysme kokrre lime (limon jeshil), gjysmë bananeje, 2 lugë vaj ulliri, 1 lugë mjaltë, 1 gjysmë avokadoje. Vendosini në mikser të gjithë përbërësit bashkë, sidomos bananen e maska është gati!

Vendoseni në flokë pas shampos, dhe mbajeni për rreth një orë që të veprojë. Shpëlajeni mirë dhe më pas vazhdoni me maskën ose balsamin tuaj si zakonisht.

 

 

 

Ju sjellim edhe një maskë tjetër po kaq të efektshme, por më të thjeshtë: Ju nevojiten 3 lugë mjaltë dhe 2 lugë vaj ulliri. Përziejini mirë përbërësit dhe aplikojeni maskën në gjatësinë e flokut. Mbështilleni flokun me lëtër alumini për të shmangur pikat e saj në trup.

Kjo maskë këshillohet të mbahet për rreth 15-20 minuta në flokë, e më pas të shpëlahet me ujë të ngrohtë.

Mos harroni që për të pasur gjithmonë flokë të mëndafshtë e me shkëlqim, trajtimi me maska në kushtet e shtëpisë nuk mjafton! Ndihmojini flokët duke përdorur sa më pak piastrën dhe duke zgjedhur shampo me përmbajtje bimore sipas llojit specifik të flokut tuaj.

Aplikoni rregullisht vajra trajtues e ushqyes, tharësen e flokëve me një nxehtësi mesatare dhe prini majat e dëmtuara një herë në muaj. Stimulon rritjen e tyre në një mënyrë me të vërtetë të shëndetshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button