Zaev-Gjukanoviq: Shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi rajonal hapin perspektiva

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në kuadër të vizitës në Mal të Zi sot u takua me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili i përshëndeti hapat reformuese në Maqedoni që, sipas tij, hapin perspektiva për shtetin dhe për rajonin, transmeton MIA.

Kryeministri Zaev, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, ka porositur se Qeveria është vendosur që t’i zbatojë reformat edhe për të mirën e qytetarëve, t’i zgjidh çështjet që qëndrojnë në rrugën e qëllimeve strategjike.

Bashkërisht është konstatuar se dy shtetet mbajnë marrëdhënie të mira tradicionale që janë bazë e mirë për zhvillimin e bashkëpunimit. Është vlerësuar se është me rëndësi shkëmbimi i përvojave mes Maqedonisë dhe malit të Zi në ekonomi, siç është konkurrenca e ndërmarrjeve, si edhe në pjesën e integrimit në NATO dhe BE.

Kryeministri Zaev ka komunikuar pritje për progresin e Republikës së Maqedonisë në integrimet në BE në pranverë, ndërsa në NATO integrimet vendi do jetë anëtar i ardhshëm  i Aleancës, për çka ish-kryeministri malazez Gjukanoviq ka shprehur mbështetje të plotë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button