Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen javën e ardhshme

Zëdhënësi i Kremlinit sot deklaroi se ekziston mundësia që presidenti rus dhe amerikan të takohen në Vietnam gjatë javës së ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Dmitry Peskov theksoi se në vazhdim janë bisedime për organizimin e takimit të mundshëm mes presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin dhe presidentit amerikan, Donald Trump, në Samitin për bashkëpunim ekonomik Aziatik-Paqësor në Da Nang.

“Nuk përjashtojmë mundësinë për mbajtjen e një takimi të tillë, në fakt, negociatat janë në vazhdim”, tha Peskov, sipas informacioneve që i transmetoi agjencia zyrtare e lajmeve TASS. Trump për “Fox News” dje tha se ekziston mundësia që të takohet me Putinin në Vietnam për të diskutuar lidhur me Korenë e Veriut.

Samiti do të mbahet prej 8 deri më 10 nëntor.

Lajmet për takimit e mundshëm erdhën pasi Trump përballet me trysni të rritur në SHBA pas pretendimeve për lidhje mes fushatës së tij zgjedhore dhe Rusisë. Të hënën, hetuesit zbuluan se ndihmësi i fushatës është pajtuar që të bashkëpunojë pasi pranoi se ka gënjyer FBI-në dhe ish-menaxherin e fushatës së Trumpit, Paul Manafort, i cili akuzohet për komplot dhe pastrim parash. Putin dhe Trump për herë të parë u takuan në muajin korrik në Samitin G-20 në Hamburg të Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button