Paralajmërohet grevë e përgjithshme kundër arrestimeve në Katalonjë

Në rajonin e Katalonjës, u zhvilluan protesta për të reaguar kundër arrestimit të politikanëve separatistë katalanas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbështetësit pro pavarësisë që bllokuan disa autostrada dhe hekurudha në Barcelonë, kanë reaguar kundër arrestimit të 9 ish-ministrave të ish-qeverisë lokale të Katalonjës. Ndërkohë bëhet e ditur se protestat kanë vazhduar për pak kohë dhe kanë përfunduar pa incidente.

Ndër të tjera theksohet se sindikata Intersindical-CSC ka njoftuar se ka vendosur që më 8 nëntor të hyjnë në një grevë të përgjithshme në Katalonjë. Drejtuesit e sindikatës kanë njoftuar se do të protestojnë kundër arrestimit të politikanëve të Katalonjës dhe kundër aktivizimit të nenit 155 të kushtetutës që Qeveria e Spanjës ka zbatuar dhe se do të hyjnë në grevë të përgjithshme me kërkesën për lirimin e anëtarëve të ish-qeverisë katalanase që ndodhen në burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button