Haradinaj pret para Qeverisë protestuesit e kundër vendimit për “Grupin e Kumanovës” (VIDEO)

Pas protestave kundër vendimit të Gjykatës Supreme në Shkup në Sheshin e Prishtinës dhe para Ambasadës së Maqedonisë në Kosovë, protestuesit kanë ndaluar para Qeverisë së Kosovës ku janë pritur nga kryeministri, Ramush Haradinaj, njofton Portalb.mk.

Haradinaj u ka thënë protestuesve se “institucionet e Kosovës do të reagojnë për vendimin e Gjykatës Supreme të Shkupit në lidhje me parashtrimin e dënimit ndaj “Grupit të Kumanovës””.

Përndryshe, protesta kundër vendimit të Gjykatës Supreme në Shkup kanë nisur nga dje, ku në Pejë dhe Gjilan, në shenje revolte është djegur flamuri i Maqedonisë. Ndaj djegies së flamurit sot reaguan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, duke thënë se “MPJ shpreh keqardhje dhe e dënon aktin e djeshëm të djegies së flamurit maqedonas nga ana e përfaqësuesve të gupeve të tifozëve në Pejë dhe Gjilan të Republikës së Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button