Saliji: Angazhim ndërkombëtar për vendimet e dyshimta gjyqësore

Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Bilen Saliji në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme për rastin “Kumanova” ka shprehur se Qeveria e Maqedonisë për të gjitha rastet e dyshuara është e përcaktuar të angazhojë ekspertë ndërkombëtarë, njofton Portalb.mk.

“Tanimë jeni të njoftuar se qeveria me programin e saj është e përcaktuar që për të gjitha rastet për të cilët hidhet dyshim në vërtetësinë e rastit, Qeveria është e përcaktuar që të angazhojë edhe ekspertë ndërkombëtarë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit. Ministria e Drejtësisë në kuadër të kompetencave të veta, aktivisht do ta ndihmojë procesin”, tha Saliji.

LEXO: Rasti “Kumanova”, ja si dhe kush duhet ta bëjë hetimin ndërkombëtar

Përndryshe, hetim ndërkombëtar është kërkuar edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët, është paralajmëruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe presidenti e kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Më herët ka pasur kërkesë të ngjashme edhe nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushatikryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shalakryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti slloven Borut Pahor, thirrje të tilla ka pasur edhe nga eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë, Shqipëri, figura të tjera politike dhe ekspertëve për çështjet e brendshme.

Ndryshe, dje në Gjykatën Supreme të Shkupit u dha vendimi për 33 persona të rastit të “Kumanovës”, ndaj të cilëve u parashtrua dënim me shtatë shekuj e gjysmë burgNga gjithë të akuzuarit, vetëm 4 u shpallën të pafajshëm. Vendimi i sotëm i parapriu procesit gjyqësor që zgjati për më shumë se dy vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button