Rasti “TNT”, prokurorja Stefanova: Në 26 “bomba” nuk ka asnjë bisedë private

Gjykata e Apelit në seancë publika vendos nëse 26 “bombat” për lëndën “TNT” për shkatërrimin e kompleksit banesor “Kosmos” mund të jenë dëshmi në procedurë. Prokurori i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Burim Rustemi, tha se të akuzuarit, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski nuk munden që të thirren në shkelje të privatësisë nga pushteti publik, pasi që ata kanë qenë në pushtet kur janë bërë përgjimet, ndërkaq përveç asaj ka edhe lidhje familjare me Sasho Mijallkovin i cili bashkë me funksionarë të DSK-së, janë drejtpërdrejt përgjegjës për përgjimin, njofton Portalb.mk.

“Nuk mundemi që t’i mbrojn nga ata vetë”, tha Rustemi.

Sipas prokurores së PSP-së, Lile Stefanova, në 26 inçizime dhe porosi sms nuk ka asnjë inçizim privat. PSP kërkoi që Gjykata e Apelit t’ua pranojë ankesat.

Avokatët e të akuzarve, Boro Tasevski bëri thirrje edhe një herë që të hidhen poshtë dëshmitë nga Gjykata Penale dhe kryesisht nga e Apelit. “Dëshmitë nuk krijohen në hetim”, tha Tasevski dhe përsëriti përpara gjykatësve se “bombat” nuk janë të marra në mënyrë të ligjshme.

Prokurori i PSP-së tha se të akuzuarit kanë biseduar se si ta rrëzojnë “Kosmos-in”.

Në prill të vitit 2016, u hap rasti për rrëzimin e paligjshëm të kompleksit “Kosmos” në pronësi të biznesmenit Fijat Canoski. Edhe pse fillimisht nuk u përfshi në procedurë hetimore, për shkak të abolimit të presidentit Gjorge Ivanov, të dyshuarit në rastin “TNT” janë ish kryeministri Nikolla Gruevksi, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. E dyshuar është edhe inspektorja e Gazi Babës dhe tre anëtarë të Komisionit Komunal për Prokurim. Inspektorja është e dyshuar se ka miratuar vendim të paligjshëm për rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të partisë për Ardhmëri Evropiane, Canoski.

Anëtarët e Komisionit për Prokurim ngarkohen për prokurim të paligjshëm të dinamitit me të cilin është rrëzuar “Kosmos”.

Më parë Këshilli që e ka udhëhequr ish kryetarja e Gjykatës, Tatjana Mihajllova, vendosi që “bombat” të mos përdoren si dëshmi në procedurën për rastin “TNT” edhe pse Gjykata e Apelit miratoi vendim për rastin “dhuna në Komunën Qendër”, që “bombat” të shpallen si dëshmi. Në të njëjtën mënyrë Këshilli i Gjykatës Penale vendosi edhe në lëndën “Toplik”. Tezat e mbrojtjes se “bombat” nuk mund të përdoren si dëshmi në procedurë pasi që janë siguruar në mënyrë të paligjshme, dhe se edhe gjykatësit nuk duhet t’i vlerësojnë vendimet paraprake të Gjykatës së Apelit, e cila dy herë vendosi që “bombat” të përdoren si dëshmi në procedurë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button