Do të kontrollohet sistemi AKMIS në Gjykatën e Apelit

Ministri i Drejtësisë, Bilen Sali, sot ka dhënë deklaratë se do të bëhet praktikë kontrolli për shpërndarjen elektronike të lëndëve në Gjykatën Themelore, të Apelit dhe Supreme, ndërkaq këtë do ta ketë kompetencë ministri, njofton Portalb.mk.

“Kontrolli në sistemin AKMIS prej tani e më tej do të jetë permanent në pajtueshmëri me ingerencat e ministrit të Drejtësisë në të gjitha gjykatat në shtet”, tha Sali, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në Ambasadën e Francës, pas prezantimit të raportit për bashkëpunim mes Akademisë së Gjykatësve dhe ENM të Francës.

Grupi punues në Ministrinë e Drejtësisë, ashtu siç tha Sali, ka zbatuar kontroll të punës së sistemit AKMIS në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ndërkaq gjatë javës së ardhshme do të kontrollohet edhe puna e sistemit në Gjykatën e Apelit.

“Kur ta sublimojmë tërë raportin e grupit punues nga kontrolli në tre gjykatat, atëherë do ta publikojmë përpara opinionit”, tha ministri i Drejtësisë, Sali.

Përndryshe, rasti i sistemit AKMIS, sistem ky që në gjykata përdoret për ndarjen e lëndëve te gjykatësit kompetent. Për këtë Ministria e Drejtësisë kreu revizion të sistemit AKMIS për shpërndarjen e lëndëve në Gjykatën Penale të Shkupit dhe njoftoi se është përpiluar procesverbali për të. Më 17 tetor nga MD-ja njoftuan se këto ditë ministri i Drejtësisë Bilen Saliji do ta thërrasë grupin e punës në brifing, ndërsa pastaj Ministria do të hartojë raport që do të prezantohet para opinionit. Kontrollimi i sistemit AKMIS pason pasi në raportin e Rajnhard Pribe ishte vlerësuar se ekzistojnë indikacione për keqpërdorim të këtij sistemi, si cili i sistem i automatizon dhe ndjek lëndët nga hapja fillestare e lëndës përmes shpërndarjes së tij, qoftë nga ajo penale, kundërvajtëse dhe qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button