SHGM dënon arrestimin e gazetarëve në polici

Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni e dënon ashpër paraburgimin e kameramanit nga TV 21 Ibrahim Mahmuti dhe fotoreporterin nga Kosova, Blerim Uka që ndodhi dje, gjatë shqiptimit të vendimit për rastin “Lagja e trimave”, njofton Portalb.mk.

“Është e neveritshme se ky sulm ndaj lirisë së mediave ndodhi më 2 Nëntor, Dita ndërkombëtare kundër mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve. Sjellja e tillë e institucioneve është e papranueshme dhe ka për qëllim t’i frikësojë gazetarët dhe të nxitë vet censurimin kur raportojnë për procese të caktuara gjyqësore. Kolegët Mahmuti dhe Uka, gjashtë orë u mbajtën në stacionin policor me arsyetim se ata i kanë filmuar gjyqtarët. Nga biseda me to pas lirimit të tyre, irriton fakti se fotografimi ka qenë vetëm arsyetim për t’i marrë gazetarët në pyetje sepse kanë incizuar anëtarë të policisë jashtë ndërtesës së gjykatës”, thonë nga SHGM.

Nga SHGM shtojnë se ngelet dilema rreth asaj se a ka pasur policia urdhër për arrestimin e kolegëve sepse Prokuroria Publike dje i ka informuar se nuk ka dhënë kërkesë, ndërsa sot, sipas tyre, e thonë të kundërtën.

“Pyesim, çfarë ka kontribuuar që Prokuroria Publike të ndryshojë qëndrimin? SHGM do të dërgojë ankesë deri te MPB për mbajtjen e kolegëve në stacionin policor për gjashtë orë pa iu dhënë mundësi që të lajmërojnë redaksitë dhe familjet e tyre se janë në paraburgim. Presim që policia seriozisht të hetojë këtë incident dhe të shqiptojë sanksione përkatëse. Vetëm me dialog të hapur të gazetarëve me institucionet përkatëse, do të ndryshohet praktika e keqe e mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve”, thonë nga SHGM.

Ndryshe, gjatë seancës së djeshme të rastit “Lagjja e Trimave, gjatë kohës kur janë futur në seancë fotoreporterët dhe kameramanët, gjykatësja Verka Petkovska, ka bërë panik duke thënë se e kanë fotografuar personat e lartpërmendur, menjëherë ka ndërhyrë policia, ku janë fshirë materialet nga kameramani dhe fotoreporteri, ndërkaq më pas gjykatësja është qetësuar duke thënë se “gji[ka është në rregull”. Pasi kanë dalë nga seanca të shoqëruar nga Policia, ashtu si[ njoftuan mediat, kameramani dhe fotoreporteri janë mbajtur në stacion policor 6 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button